Faton Kurshumlija, pjesëmarrës në Klinikën Vjetore për Instruktorët Nacional

03 qershor 2025 | 11:40

Instruktori Nacional dhe Komesari i Garave në FBK, Faton Kurshumlija ka marrë pjesë në Klinikën Vjetore Kombëtare të Instruktorëve të Gjyqtarëve të FIBA-s (ANIC), që u mbajt në Greqi.

Klinika është mbajtur nga 29 maji deri më 1 qershor, ku kanë marrë pjesë më shumë se 50 Instruktorë Nacionalë nga vendet e ndryshme evropiane, derisa FBK-ja u përfaqësua nga Kurshumlija.

Klinika është kryesuar nga Shefi i Departamentit të Gjyqtarëve të FIBA-s, Davorin Nakiq.

Në këtë klinikë është diskutuar për risitë në fushën e gjykimit, përfshirë cilësinë e vendimmarrjes, gabimet josportive, faullet në mbrojtje ose sulm (charge/block), protokollet, analizën video, përgatitjen fizike të gjyqtarëve dhe licencimi i gjyqtarëve Goal 2025-27.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori gjerman i Bayern Munchen, Joshua Kimmich, ka thënë se…