Faton Peci betohet sot kryetar i Mitrovicës së Jugut

12 dhjetor 2025 | 08:11

Sot do të mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, ku do të bëhet edhe betimi i kryetarit të zgjedhur, Faton Peci.

Mbledhjado të mbahet në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, do të fillojë në ora 12:00.

Kjo seancë shënon fillimin zyrtar të mandatit të ri lokal pas zgjedhjeve lokale dhe balotazhit që u mbajt më 9 nëntor 2025, ku Faton Peci, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), u shpall fitues i garës për kryetar të komunës me rreth 53.5% të votave ndaj kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri.

Rezultatet përfundimtare u certifikuan edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar kreun…