Faton Peci dorëzohet përballë Arian Tahirit, shmang debatin e katërt pas tre humbjesh radhazi

25 shtator 2025 | 23:51

Kandidati i Listës Guxo për Kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, pas debateve të humbura tri herë radhazi nga Kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, sonte i ka ikur debatit të katërt dhe nuk ka shkuar fare në Klan Kosova për t’u ballafaquar me të.

Sot raportuan mediat për skandalin e Faton Pecit, ku me dokumente dëshmohet se qytetarët e Kosovës konsumojnë krimba dhe parazitë të llojeve të ndryshme sa herë blejnë peshk të ngrirë nëpër marketet e vendit. Shitja e këtyre produkteve po bëhet me lejen e Agjencisë së Ushqimit e Veterinës dhe Ministrisë së Bujqësisë, të cilën e drejton ministri Faton Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin belg,…