Faton Peci e viziton në zyre Gërvallën pas emërimit ministre e Drejtësisë

23 shkurt 2026 | 11:13

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka uruar Donika Gërvallën për detyrën e re, si ministre e Drejtësisë.

Ai i ka shkuar Gervallës në zyre.

Peci ka thënë se emërimi i Gërvallës ministre e Drejtësisë e mbush me besim e me bindje se rruga e nisur nga ministrja Haxhiu, do të shtrohet e fortë dhe do të jetë e palëkundur.

“Detyra e re e Donikës, përveç profesionalizëm e vizion të qartë, kërkon edhe guxim. Për shkak se sistemi i drejtësisë është ndër më sfiduesit. Ai kërkon edhe integritet, zë të kthjellët, vendosmëri, energji, konsekuencë, pastërti e drejtësi në shpirt, cilësi këto që e veçojnë Donikën. Donika Gërvalla e ka guximin, të dëshmuar në vite e dekada, në procese e në etapa të rëndësishme. Prandaj emërimi i saj si ministre e Drejtësisë na mbush me besim e me bindje se rruga e nisur nga Ministrja Haxhiu, do të shtrohet e fortë dhe do të jetë e palëkundur. Me fat përgjegjësia e re, Donikë! Le të jetë ky rrugëtim i vështirë i udhëhequr nga parimet tua, nga integriteti dhe dinjiteti yt”, ka shkruar Peci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se një pajtim…