
Faton Peci, kandidat i LV-së për kryetar të Mitrovicës
Ministri në detyrë i Bujqësisë, deputeti, Faton Peci, do të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Kryetari i LV-së, Albin Kurti, ka thënë se Fatoni e do shumë Mitrovicën e tij, e ai i duhet Mitrovicës sonë.
“Sot është ministër në detyrë. Në vjeshtë, Faton Peci do të jetë kryetar në krye të detyrës”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.
Postimi i Kurtit:
Të gjithë e njohin si ministri më i suksesshëm i Bujqësisë.
Bashkëpunëtor shembullor në koalicionin tonë qeverisës, ministër i jashtëzakonshëm në qeverisje, Faton Peci, bashkëkryetari i Partisë Guxo është i nominuar për kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës së jugut në zgjedhjet e 12 tetorit dhe e ka mbështetjen tonë të plotë.
Fatoni e do shumë Mitrovicën e tij, e ai i duhet Mitrovicës sonë. Sot është ministër në detyrë. Në vjeshtë, Faton Peci do të jetë kryetar në krye të detyrës.