Faton Peci korr suksesin e parë në Mitrovicë, e merr Arapin që shëtiti të gjitha partitë politike

20 korrik 2025 | 22:03

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga partia GUXO, Faton Peci, së fundmi ka korrur suksesin e parë në parafushatën e zgjedhjeve lokale.

Ai ka marrë në radhët e veta drenicakun Nusret Qubreli, i njohur në Mitrovicë si Arapi, shkruan “Jepi zë”.

Arapi pritet të jetë kandidat për asamble nga partia e Faton Pecit.

Mirëpo, duhet theksuar se udhëtimi i Nusret Qubrelit është goxha interesant, me kthesa të forta dhe lakime sikur gjuajtja me “horok” që e kishte mjeshtri dikur në basketboll.

Drenicasi nga fshati Qubrel, dikur ishte përkrahës i madh i PDK-së, e më pas kaloi në AKR-në e Agim Bahtirit.

Nga Bahtiri, Arapi vazhdoi lundrimin në VV, kur në asamble komunale e ndryshoi grupin parlamentar duke braktisur Agim Bahtirin.

Agim Bahtirin e braktisi edhe në garën e 2021, kur zgjodhi të mbështeste Bedri Hamzën e PDK-së në garën për kryetar.

Pasi fitoi Bedri Hamza, Arapi dukej i pakënaqur, pasi synonte ndonjë pozitë, ani pse nuk arriti të bëhej as asamblist.

Ai vazhdoi në AKR për këto vite dhe herë kritikonte pushtetin e Bedri Hamzës, e herë e përkrahte.

Tani këto ditë, ai e ka bërë kthesën e radhës, e sipas traditës mund të mos jetë e fundit. Ai ka kaluar në taborin e Faton Pecit.

Kujtojmë se Nusret Qubreli njihet si ish-basketbollist por edhe si njeri që kishte në duar një qendër sportive, të cilën e përdori si “bashqen e babës” për shumë vite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Ali Dulës për kryetar…