
Faton Peci: Mitrovicas faleminderit, të presim deri në numërimin edhe të votës së fundit
Kandidati i LV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë në zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai ka shkruar në “Facebook” se le të presim deri në numërimin edhe të votës së fundit.
“Mitrovicas të dashur, dua t’ju falënderoj gjithsecilin dhe gjithsecilën prej jush për qytetarinë e lartë të treguar dje dhe përgjatë gjithë kësaj fushate. Faleminderit për qëndresën dhe qartësinë, për besimin dhe mbështetjen në ditën e votimit, te kutia e votimit. Le të presim deri në numërimin edhe të votës së fundit. Një gjë është e qartë: Mitrovica nuk u thye! Interesat në Mitrovicë janë të mëdha, dhe kjo e arriti kulmin e shpërfaqjes dje nga çfarë dhe si u raportua për rezultatin zgjedhor. Por interesi i Mitrovicës dhe qytetarëve të saj është mbi të gjitha, e bashkë me ju do ta mbrojmë dhe përparojmë atë”, ka shkruar Peci.