Faton Peci: Opozitës zgjedhjet ia kanë hupë analistat, folshin palidhje, tash po qeshi unë

29 dhjetor 2025 | 19:36

Kreu i partisë “Guxo”, njëherit Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, në festën e mbrëmshe pas fitores në zgjedhje, ka thënë se opozitës zgjedhjet ia kanë humbur analistët nëpër studio televizive.

Peci tha se partitë tjera s’kanë pasur as kauzë e as program.

“Ky proces zgjedhor, përveç tjerash, përveç dështimit opozitar që s’kanë pas as kauzë as program e as figura kredibile, ua kanë hup edhe analistat nëpër studio”, ka deklaruar Peci për “Interaktiv Talks”.

“Flasin palidhje, bajnë akuza të rënda, akuzojnë pa bazë…kështu del rezultati…Kanë qesh nëpër studio, sot po qeshi unë me ta”, ka shtuar Peci./Reporteri.net

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në KQZ janë procesuar mbi 10% e votave të numëruara…