
Faton Peci po intervistohet nga Prokuroria Speciale
27 maj 2025
| 14:24
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale.
Lajmin për “Express”-in e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, pasi policia ka përfunduar bastisjen në Ministrinë e Bujqësisë lidhur me dyshimet që kanë të bëjnë me një fabrikë për mbetje shtazore.
Prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala, ka thënë më herët se bastisjet janë kryer në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Veterinarisë, si dhe në lokacionin e kompanisë përfituese.