
“Faturën ta paguajnë arabët” – SHBA mban bisedime sekrete me Iranin
Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë në plan të zhvillojnë negociata sekrete mes tyre për çështjen e pasurimit të urniumit. Burime ekskluzive për median amerikane, CNN, bëjnë me dije se administrata Trump ka diskutuar mundësinë e ndihmës ndaj Iranit prej 30 miliardë dollarë për të pasur akses për të ndërtuar një program bërthamor që prodhon energji për qëllime civile, duke lehtësuar sanksionet dhe duke liruar miliarda dollarë nga fondet e kufizuara iraniane – të gjitha pjesë e një përpjekjeje intensifikuese për ta rikthyer Teheranin në tryezën e negociatave, citon CNN.
Burimet e CNN thanë se aktorë kyç nga SHBA-ja dhe Lindja e Mesme kanë biseduar me iranianët prapa skenave edhe në mes të sulmeve të shumta ushtarake në Iran dhe Izrael gjatë dy javëve të fundit. Këto diskutime kanë vazhduar këtë javë pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi, thanë burimet.
Zyrtarët e administratës Trump theksuan se janë paraqitur disa propozime. Ato janë paraprake dhe në zhvillim e sipër, me një të panegociueshme të qëndrueshme: pasurim zero iranian të uraniumit, për të cilin Irani ka thënë vazhdimisht se i nevojitet. Por të paktën një draft paraprak propozimi, i përshkruar për CNN nga dy burime, përfshin disa stimuj për Iranin.
Disa detaje u sqaruan në një takim sekret, që zgjati disa orë, midis të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe partnerëve të vendeve të Gjirit në Shtëpinë e Bardhë të premten e kaluar.
Ndër kushtet që po diskutohen, të cilat nuk janë raportuar më parë, është një investim i vlerësuar prej 20-30 miliardë dollarësh në një program të ri bërthamor iranian pa pasurim, i cili do të përdoret për qëllime civile të energjisë, thanë për CNN zyrtarë të administratës Trump.
Një zyrtar këmbënguli se paratë nuk do të vinin direkt nga SHBA-të, të cilat preferojnë që partnerët e tyre arabë të paguajnë faturën. Stimuj të tjerë përfshijnë heqjen e mundshme të disa sanksioneve ndaj Iranit dhe lejimin e Teheranit për të hyrë në 6 miliardë dollarët që aktualisht ndodhen në llogari bankare të huaja, të cilat i është ndaluar t’i përdorë lirisht, sipas draftit të përshkruar për CNN.
Një tjetër ide e dalë javën e kaluar që po shqyrtohet aktualisht është që aleatët e mbështetur nga SHBA-të në Gjirin Persik të paguajnë për zëvendësimin e impiantit bërthamor Fordow – të cilin SHBA-të e goditën me bomba bunkerësh gjatë fundjavës – me programin jo-pasurues, thanë dy burime të njohura me çështjen. Por ekspertët iranianë përmendin skenarin e mundshëm që regjimi iranian tani mund të vendosë se i duhet një armë bërthamore.
Më herët gjatë javës, parlamenti iranian miratoi legjislacionin për t’i dhënë fund bashkëpunimit me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së, duke sinjalizuar një dëshirë për të fshehur më tej programin e tyre bërthamor.