Fauci: Së shpejti, udhëzime të reja për të vaksinuarit

24 shkurt 2021 | 08:02

Ndërkohë që shtohet numri i amerikanëve të vaksinuar, Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se “së shpejti” do të dalin udhëzime të reja për njerëzit e vaksinuar.

Udhëzimet do të njoftohen nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

“Unë besoj se do të dëgjoni më shumë rekomandime se si mund të zbutni ashpërsinë e disa prej masave, veçanërisht kur keni të bëni me gjëra të tilla si familja juaj personale kur njerëzit janë vaksinuar”, tha Dr. Fauci për televizionin CNN.

Disa ndryshime për ata që janë vaksinuar tashmë janë publikuar. Për shembull, personat e vaksinuar nuk kanë nevojë për karantinë nëse bien në kontakt me një person të infektuar.

Ndërkohë, furnizimi me vaksina pritet të rritet, siç bëjnë të ditur kompanitë farmaceutike.

Në dëshminë me shkrim për Kongresin, Shefi i Biznesit i firmës Pfizer John Young tha se kompania ka në plan të dyfishojë prodhimin deri në 13 milion doza në javë deri në mes të marsit.

Moderna shpreson të verë në dispozicion 40 milion doza në muaj deri në prill.

Furnizimi mund të shtohet më tej nga vaksina e re e Johnson & Johnson, e cila funksionon me një dozë. Vaksina pritet t’i nënshtrohet diskutimit të enjten./VOA/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të punimeve teknike nga Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” në Bivolak,…