Favoritët avancojnë tutje në Kupën e Kosovës

04 dhjetor 2025 | 15:34

Dinamo, Vushtrria, Vëllaznimi dhe Feronikeli ’74 kanë konfirmuar statusin e skuadrave favorite pasi kanë avancuar në raundin tjetër të Kupës së Kosovës në futboll.

Të katër skuadrat që bëjnë garojnë në Ligën e Parë të Kosovës, të enjten kanë shënuar fitore në udhëtim në kuadër të 1/16 të finales të Kupës së Kosovës. Dinamo e Ferizajt triumfoi në udhëtim te 2 Korrik me shifrat 3:0 për të avancuar në 1/8 e finales të kësaj gare.

Ndërkohë, me rezultatin 2:0, fituan Vëllaznimi i Gjakovës, Vushtrria dhe Feronikeli ’74. Vëllaznimi mposhti në udhëtim skuadrën e KEK-ut, Vushtrria në kryeqytet ka eliminuar Flamurtarin e Prishtinës kurse Feronikeli ’74 ka fituar ndaj ekipit Istogu 03.

May be an image of football, soccer and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtinë, 4 dhjetor - Mërgim Vojvoda, një prej shtyllave të…