
Fazli Hoxha hedh votën, u bën thirrje qytetarëve të Gjakovës të dalin për të votuar
17 tetor 2021
| 14:24
Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Gjakovës ka hedhur votën e tij për zgjedhjet lokale në këtë komunë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, u ka bërë thirrje qytetarëve të Gjakovës të dalin në votime.
Hoxha ka uruar që kjo ditë e zgjedhjeve të jetë e qetë dhe demokratike.
“Sapo kreva obligimin qytetar, të drejtën e votës së lirë për zgjedhjet lokale në komunën tonë. Qytetarët e Gjakovës të dalin për të votuar dhe të vendosin për të ardhmen e tyre për katër vitet e ardhshme. Kemi kaluar një fushatë të qetë dhe demokratike. Uroj që edhe sot këto zgjedhje të shkojnë mbarë dhe të jenë demokratike!”, ka shkruar Hoxha.