Fazli Hoxha i Nismës, LV-së: Tash durojeni vezët

22 shkurt 2020 | 23:35

Deputetja e LV-së, Arbërie Nagavci, ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” për gjuajtjen me vezë ndaj zv/kryeministrit Avdullah Hoti.

Ajo ka thënë se të gjuash me vezë, nuk të bën në vetvete opozitar.

Sipas Nagavcit, opozitarizmi duhet të jetë i bazuar në fakte e argumente, “me dhënie të propozimeve e ideve alternative”.

Ndaj këtij postimi ka reaguar anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha.

Ai ka thënë se po i vjen mirë që tash LV-ja po kupton se opozita nuk bëhet me vezë por me fakte e argumente.

“Nuk po dua të mbrojë askënd për veprimin e sotëm me vezë ndaj zv/kryeministrit Avdullah Hoti, por me çuditë një postim në Facebook i deputetes Arberie Nagavci e cila paska deklaruar: “Të gjuash me vezë, nuk të bën në vetvete opozitar. Opozitarizmi duhet të jetë i bazuar në fakte e argumente, me dhënje të propozimeve e ideve alternative”. Pra nuk qenka mirë të gjuash dikë me vezë a? E për ju LVV-në paska qenë mirë atëherë kur gjuanit me vezë sa ishit në opozitë. Po me vjen mirë që tash po e kuptoni se opozita nuk bëhet me vezë por me fakte e argumente. Çka më bë tash këtë shkollë të vezëve ju e keni qitë në dritë, tash durojeni”, ka shkruar Fazli Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Levante ka bërë befasinë më të këndshme në këtë fundjavë.…