
Fazli Hoxha: Kauza me çlirimtarët po merr mbështetje të madhe në gjithë Kosovën
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mbrëmë ka mbajtur takim me banorë të regjionit të Dushkajës, Rekës së Keqe dhe Rekës së Mirë, ku ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Anëtari i Kryesisë së Nismës dhe njëherësh kryetar dege në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka thënë se kauza me Çlirimtarët po merr mbështetje të madhe në gjithë Kosovën.
“Edhe regjioni i Dushkajës, Reka e Keqe dhe Reka e Mirë, konfirmuan dje përkrahjen për liderin Fatmir Limaj dhe Nismën Socialdemokrate për zgjedhjet e 14 shkurtit. Këto fshatra tanimë janë rreshtuar krah kauzës Çlirimtare për t’i dhënë vendit më shumë siguri, zhvillim ekonomik dhe prespektiv për rininë”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Më 14 shkurt të bëhemi zë i fuqishëm për fitoren e radhës të Nismës Socialdemokrate”, ka shkruar ndër të tjera Hoxha.