Fazli Hoxha thotë se kjo qeveri nuk ka mandat për të formuar ekip negociator

09 prill 2020 | 18:49

Pas Presidencës dhe AAK-së, ka reaguar edhe Nisma Socialdemokrate sa i përket planeve të paralajmëruara nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti për përbërjen e ekipit politik të Kosovës gjatë negociatave me Serbinë.

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se “një kryeministër i shkarkuar nuk ka çfarë të mendojë për formimin e Ekipit Negociator për dialog me Serbinë, sepse nuk ka mandat pas rrëzimit të Qeverisë nga Kuvendi me 2/3 e deputetëve”.

“Qeveria e re e cila merr mandatin nga Kuvendi duhet të merret me këtë proces. Nisma Socialdemokrate si gjithherë do të japë kontributin e saj për temat që janë në interes për vendin. Sa më shpejt duhet të vije qeveria e re, sepse do të jetë më mirë për qytetarët dhe vet shtetin”, ka shkruar Hoxha.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi u shty për në vitin e ardhshëm, Euro 2020…