Fazli Hoxha tregon arsyet pse Nisma votoi buxhetin e Gjakovës për vitin 2020

27 shtator 2019 | 17:15

Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka bërë me dije se asamblistët e kësaj partie i kanë dhënë mbështetje buxhetit të Gjakovës për vitin 2020.

Hoxha ka thënë se Nisma në momente të rëndësishme çdo herë ka pasur sjellje korrekte.

Më tutje, Hoxha ka thënë se në buxhetin e Gjakovës janë përfshirë projektet të cilat janë propozuar nga Nisma Socialdemokrate.

“Sot kaloi buxheti i Komunës së Gjakovës për vitin 2020. Ndihem mirë që Nisma Socialdemokrate në momente të rëndësishme di të sillet korrekt kur janë në pyetje interesat e qytetarëve të Gjakovës. Në këtë buxhet janë përfshirë projekte që janë propozuar nga Nisma Socialdemokrate në Gjakovë, të cilat projekte janë në të mirë të qytetarëve të Gjakovës”.

“I garantoj qytetarët se si kryetar i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë asnjëherë nuk do të bëjë kalkulime që shkojnë në favor të ndonjë grupi të interesit për të dëmtuar interesat madhore të komunës dhe qytetarëve. Për mua dhe Nismën Socialdemokrate në Gjakovë interes i parë janë qytetarët, andaj sa herë do të jetë e nevojshme Nisma Socialdemokrate do të jetë aty me votën e saj pro zhvillimit të Komunës së Gjakovës. Nisma Socialdemokrate është për qytetarët!”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i njohur i boksit, u…