Fazliu: Na nevojitet më shumë fat dhe përkrahje maksimale e tifozëve

29 korrik 2019 | 23:30

Sulmuesi i KF Feronikelit, Astrit Fazliu, ka folur në konferencën e sotme për media, para sfidës kthyese për kualifikimet e Europa League, ndaj Slovan Bratislava.

Fazliu kërkoi përkrahje maksimale të tifozëve, duke thënë se shpreson që skuadra të ketë më shumë fatë sesa herëve tjera.

Ai e pranoi që përballja do të jetë  vështirë, sidoqoftë fitorja nuk është e paarritshme.

“Pres një ndeshje të vështirë, normalisht që do të kërkojmë fitoren edhe pse do të jetë e vështirë. Slovan Bratislava ka një ekip shumë të fortë, megjithatë ne duhet të fokusohemi në lojën tonë, ti kryejmë detyrat me përpikëri në fushë”, ka thënë Fazliu.

“Shpresoj që të kemi më shumë fat sesa herëve tjera, gjithashtu shpresoj që të kemi përkrahje maksimale nga tifozët për këtë ndeshje”, ka shtuar Fazliu.

Takimi mes Feronikelit dhe Slovan Bratislavas, zhvillohet të martën në “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 18:00.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania i’u bashkua SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe grupeve për të…