FBI: ISIS kishte në plan të vriste George W. Bush

25 maj 2022 | 08:04

Një burrë nga Iraku, i akuzuar për lidhje me ISIS, që jeton në Shtetet ne Bashkuara ka planifikuar dikur që të vriste ish-presidentin amerikan President George W. Bush.

Sipas Forbes, Shehab Ahmed udhëtoi në Dallas në nëntor për të filmuar rezidencën e ish-presidentit. Qëllimi i tij ishte gjithashtu të rekrutonte një grup bashkatdhetarësh.

Informacionet i referohen një aplikimi për një urdhër hetimi të FBI-së të paraqitur më 23 mars dhe të pavulosur, këtë javë në Ohio. FBI gjurmoi grupin përmes punës së dy informatorëve konfidencialë dhe monitorimit të llogarisë së dyshuar të partnerit WhatsApp.

Ahmedi, sipas urdhër-arrestit, donte të vriste George W. Bushin sepse e bëntë fajtor për vrasjen e shumë irakianëve dhe shpërbërjen e vendit pas pushtimit ushtarak amerikan në 2003. /abcnews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 21 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani,…