FBI ofron 50 mijë dollarë për informacione për të dyshuarin për të shtënat vdekjeprurëse në Brown

16 dhjetor 2025 | 08:37

FBI, në bashkëpunim me policinë e Providence, ka ofruar një shpërblim deri në 50 mijë dollarë për informacion që çon në arrestimin e një “personi të ri me interes” si të dyshuar për të shtënat vdekjeprurëse nw Univeristetin e Brown.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e individit, ndërsa hetimet për sulmin e ndodhur të shtunën po vazhdojnë. Shefi i Policisë së Providence, kolonel Oscar Perez, tha se kanë kaluar më shumë se dy ditë nga incidenti dhe se presioni për arrestimin e të dyshuarit është maksimal.

“Jemi në orën e 49-të dhe askush nuk dëshiron ta vërë këtë individ në pranga më shumë se ne”, deklaroi ai.

Gjatë një konference për media, autoritetet publikuan disa klipe të shkurtra të individit, të regjistruara para sulmit. Pamjet tregojnë një person me maskë të zezë në fytyrë, i veshur me xhaketë dhe pantallona të errëta, si dhe me një kapuç leshi të errët.

Në njërën video ai shihet duke ecur pranë një gardhi, në një tjetër duke kaluar një rrugë, ndërsa një klip i tretë e tregon duke lëvizur përgjatë një rruge banimi.

Kryetari i Bashkisë së Providence, Brett Smiley, Guvernatori i Rhode Island, Dan McKee, si dhe zyrtarë të tjerë të zbatimit të ligjit, po informojnë gazetarët për ecurinë e hetimeve lidhur me të shtënat.

Guvernatori McKee tha se ekziston një dëshirë e përbashkët që autori i krimit të identifikohet sa më shpejt dhe se reagimi i autoriteteve është i koordinuar në të gjithë shtetin. “Po bëjmë gjithçka që mundemi për t’u siguruar që autori të sillet para drejtësisë”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha në një intervistë…