FBI ofron shpërblim 100 mijë dollarë për informacione lidhur me vrasësin e Charlie Kirk

11 shtator 2025 | 20:31

FBI ka ofruar një shpërblim në vlerë 100 mijë dollarë për informacione që do të çojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose personave përgjegjës për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk-ut, raporton CNN.

Shpërblimi është ofruar pak pasi FBI publikoi një fotografi të një “personi me interes”, dhe kërkoi ndihmë për identifikimin e tij.

Kirk u qëllua me armë dje, gjatë një tubimi në një kampus universitar.

Robert Coles, Agjenti i Posaçëm përgjegjës i Zyrës së FBI-së në Salt Lake ka thënë sot para gazetarëve se zyrtarët kanë gjetur një “pushkë të fuqishme me qitje me bolt” që besohet të jetë arma e përdorur për të vrarë Kirk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, u përball…