FBK-ja me 6 gjyqtarë të licencuar për periudhën 2025-27, për herë të parë një gjyqtare

03 korrik 2025 | 16:37

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me kënaqësi njofton se është njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis, me vendimin e Komisionit Teknik të FIBA-s për licencimin e gjyqtarëve dhe të komisionarit të FBK-së për Periudhën e Licencimit FIBA GOL 2025-2027.

Sipas Rregullores së Brendshme të FIBA-s, Licenca e FIBA-s është e vlefshme për një periudhë dyvjeçare, duke filluar më 1 shtator 2025 dhe duke skaduar më 31 gusht 2027.

FBK-ja ka ngritur numrin e gjyqtarëve në gjashtë, ndërsa për periudhën e kaluar ishte katër. Për herë të parë Kosova ka një gjyqtare (Jeta Zeka) me licencë të FIBA-s.

Licenca për FIBA gjyqtarë u janë dhënë gjyqtarëve: Xhelal Mumini, Ngadhnjim Shabani, Jeta Zeka, Amar Djekoviq, Elldin Ugllari dhe Genc Vitaku, si dhe për FIBA Komisionar Faton Kurshumlija.

FIBA si dhe Komisioni Teknik i FIBA-s për licencimin e FIBA gjyqtarëve ka falënderuar punën dhe përpjekjet e FBK-së për zbatimin e procedurës së licencimit të gjyqtareve për periudhën FIBA GOL 2025-2027.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Trepça ka njoftuar se ka ndarë rrugët me basketbollistin…