FBK-ja merr vendim për ndeshjen Ylli – Prishtina

17 shkurt 2019 | 11:09

Dje është ndërprerë ndeshja mes KB Golden Eagle Yllit dhe Z-Mobile Prishtinës, pas hudhjes së gjësendëve nga tifozët vendas.

Mirëpo sot Federata e Basketbollit të Kosovës ka dalë me një njoftim në rrjetin social në “Facebook”.

Në njoftim ndër tjerash thuhet se ndeshja do të zhvillohet të dielën nga ora 19:00 pa praninë e shikuesve.

Ky është postimi i plotë i FBK-së në Facebook, pa ndërhyrje:

“Te dielën do të vazhdoj ndeshja Golden Eagle Ylli – Z Mobile Prishtina

Te shtunën në Suharekë është ndërprerë ndeshja në mes Golden Eagle Yllit dhe Z Mobile Prishtinës, qe i ka takuar xhiros se XIX në Superligën e Kosovës.

Ndeshja është ndërprerë në minutën e 8:58 sekonda te cerekut te trete, (64:68 ne favor te Z Mobile Prishtinës) për shkak te hedhjeve të shumta te shikuesve.

Pas ndërprerjes gjyqtaret jane larguar në zhveshtorën e tyre dhe kane kerkuar nga Policia e Kosoves e pranishme në palestër që në afat prej 15 minutave Konform Propozicioneve të Garave të zbrazen komplet tribunat e sallës, gjë që nuk ka ndodhur.

Pas pritjes më shumë se 30 minutave gjyqtarët dhe ekipet janë larguar nga palestra.

Ndeshja do të vazhdoj te dielën (Konform Propozicioneve të Garave) në ora 19:00 në kohen dhe rezultatin e mbetur.

Ndeshja do të zhvillohet pa prezencën e shikuesve”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët e…