FBK-ja shpall konkurs për organizimin e ‘Final 8’

07 dhjetor 2020 | 15:45

Federata e Basketbollit të Kosovës ka shpallur konkurs për organizimin e “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll, për edicionin 2020/21 që zhvillohet në datat 03-07 Shkurt 2021.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë personat juridik që përmbushin kushtet e këtij konkursi dhe dispozitat e parapara në Udhëzuesin për Organizim të “Final 8” të Kupës së Kosovës.

Njoftimi i plotë i FBK-së:

Në bazë të nenit 21, alineja 1 të Statutit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës shpall:

KONKURS

për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll, për edicionin 2020/21 që zhvillohet në datat 03-07 Shkurt 2021.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë personat juridik që përmbushin kushtet e këtij konkursi dhe dispozitat e parapara në Udhëzuesin për Organizim të Final 8 të Kupës së Kosovës.

Për të konkurruar për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës, kandidatët duhet përmbushur këto kushte:

Për të konkurruar për organizimin e “Final 8” të Kupës së Kosovës, kandidatët duhet përmbushur këto kushte:
a) të mos ketë obligime të pakryera ndaj FBK-së;
b) të sigurojë kushte për zhvillimin e ndeshjeve sipas rregullave të lojës së FIBA-s dhe Propozicioneve të Garave të FBK-së;
c) të sigurojë medaljet, kupat dhe trofetë për fituesit dhe finalistët e Kupës në të dyja konkurrencat, dizajnin e të cilave e përzgjedh FBK-ja;
d) të mbulojë shpenzimet për personat zyrtarë për të gjitha ndeshjet e Final 8 të Kupës së Kosovës;
f) ti përmbahet në përpikëri dispozitave të Udhëzuesit për Organizim të Final 8 të Kupës së Kosovës për marketing në palestër dhe në transmetime televizive;
g) të sigurojë prezencë të mjaftueshme të forcave policore dhe pjesëtarëve të sigurimit privat në të gjitha ndeshjet e turneut final;
h) ti përmbahet dispozitave tjera të Udhëzuesit për Organizim të Final 8 të Kupës së Kosovës për organizim të turneut;
i) të paguajë një shumë financiare në llogarinë e FBK-së për zhvillimin e kategorive të reja;

Fituesi i konkursit do të nënshkruajë kontratë me FBK-në, ku do të specifikohen detajet e organizimit si dhe obligimet e të drejtat e palëve. Në rast të përmbushjes së të gjitha kritereve nga dy ose më shumë aplikantë, kriteri financiar është prevalent. Konkursi mbetet i hapur deri më datë 28.12.2020, në ora 16:00. Aplikimet për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës 2021 do të mund të dorëzohen në email adresën: [email protected] dhe [email protected].

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Trepçës ’89, Arben Beqiri, i cili ka qenë…