
FBK-ja shpërblehet nga FIBA Europe
01 korrik 2024
| 22:38
Federata e Basketbollit të Kosovës shpërblehet nga FIBA Europe për organizimin e suksesshëm të FIBA Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla – Femrat 2024. Kosova për herë të parë ishte nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla – Femrat 2024.
Pesë ditë ndeshje me 8 ekipe të Evropës, ku publiku vendas dhe ai i huaj patën rastin të përjetojnë nga afër emocione dhe lojë të bukur në Prishtinë.
“FIBA ndau çmimin për organizimin e suksesshëm të Kampionatit për Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe çmimin e pranoi kryetari i Federatës, Arben Fetahu”, thuhet në njoftimin e FBK-së.