
FBK-ja shtynë afatin për procesin e licencimit të klubeve
09 shtator 2025
| 15:20
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar se klubet pjesëmarrëse në garat e edicionit 2025/26 do të kenë një afat shtesë për të kompletuar procesin e licencimit.
Në mbledhjen e mbajtur më 8 shtator 2025, Bordi i FBK-së ka shqyrtuar raportin e sekretares së Përgjithshme dhe ka konstatuar se një pjesë e klubeve nuk kanë aplikuar fare, ndërsa shumë të tjera kanë dorëzuar dokumentacion të paplotë, ndonëse janë njoftuar në kohë dhe disa herë rreth afateve dhe kërkesave të licencimit.
Duke marrë parasysh këtë situatë, Bordi ka vendosur që afati për aplikim dhe plotësim të dokumentacionit të zgjatet deri më 15 shtator 2025 (e hënë). Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë aplikim apo dokument shtesë nga klubet.