FBK: Shorti për edicionin e ri hedhet më 12 shtator

02 shtator 2025 | 14:42

Federata e Basketbollit e Kosovës ka bërë të ditur se më 12 shtator, do të zhvillohet ceremonia e hedhjes së shortit për edicionin e ri të garave në basketbollin kosovar. Ky hap shënon nisjen zyrtare të përgatitjeve për sezonin e ri, i cili pritet të sjellë edhe një herë emocione dhe rivalitet të lartë në parket.

Sipas njoftimit zyrtar nga FBK-ja, ceremonia do të zhvillohet në ambientet e federatës në Prishtinë, ku fillimisht, nga ora 11:00, do të tërhiqet shorti për Superligën e Femrave. Më pas, në orën 12:00, do të vijojë shorti për Superligën, liga më e lartë e basketbollit të meshkujve në Kosovë.

Me hedhjen e shortit do të përcaktohen çiftet e para të kampionatit të ri, ndërsa klubet do të marrin informacionin zyrtar mbi kalendarin fillestar të ndeshjeve, përfshirë datat dhe përballjet që do të hapin sezonin. Sezoni i ri 2025/26 pritet të jetë një nga më të fortët dhe më të balancuarit në vitet e fundit, me shumë skuadra që janë përforcuar ndjeshëm gjatë merkatos verore. Pothuajse të gjitha skuadrat veç se i kanë filluar stërvitjet, dhe po presin startin e këtij edicioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksion i zhvilluar nga Policia e Kosovës, me asistencën…