FC 2 Korriku feston sot përvjetorin e themelimit

02 korrik 2025 | 12:08

FC 2 Korriku feston sot përvjetorin e themelimit të klubit; 68 vite të mbushura me histori, suksese dhe krenari.

“Rrugëtimi i gjatë, i përcjell nga sfida e përjetime nga më të ndryshmet, për klubin e kryeqytetit që simbolizohet nga ngjyrat verdh’ekaltër, bëhet edhe më i veçantë në datën 2 Korrik, datë e cila shënon një ditë të rëndësishme jo vetëm për klubin që e mban këtë emër, por për të gjithë kombin shqiptar. Breza të tërë futbollistësh, trajnerësh e punëtorësh sportivë kanë kaluar nëpër ambientet e FC 2 Korriku, e secili nga ta ngërthen në vete emocion për kohën e kaluar në ambientin fantastik që klubi verdh’eblu e posedon në lagjen Arbëria të Prishtinës e që sot mbush plot 68 vite që nga themelimi i tij”, thuhet në njoftimin e FC 2 Korriku.

No description available.

Sipas këtij njoftimi, ky përvjetor, sikurse çdo herë tjetër, përkujton të gjithë ata që kontribuuan për klubin, e mbi të gjitha është momenti më i mirë për t’i vlerësuar të gjithë ata që kanë punuar e vazhdojnë të punojnë që këtë organizatë sportive ta dërgojnë drejt majave të futbollit vendor, aty ku edhe e ka vendin.

No description available.

“Në këtë ditë të veçantë, FC 2 Korriku uron të gjithë futbollistët e ish-futbollistët, trajnerët e ish-trajnerët, punëtorët sportivë e secilin simpatizues të klubit – historia e lavdishme e klubit, nuk do të ishte e mundur pa kontributin tuaj!”, theksohet në njoftim.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur sot…