FC Drenica fiton ndeshjen e parë finale në futsall ndaj FC Prishtina 01

03 qershor 2025 | 11:46

FC Drenica ka marrë një fitore të rëndësishme kundër FC Prishtina 01 në ndeshjen e parë finale të Superligës së Kosovës në futsall.

Takimi i zhvilluar në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec dhe përfundoi me rezultatin 4-1 në favor të Drenicës.

Golat për FC Drenicën u shënuan nga Drilon Haxhijaj (2), Julian Pardo dhe Jean Trujillo. Për FC Prishtina 01, Halim Selmanaj realizoi golin e vetëm në këtë sfidë.

Tashmë, ekipet kanë edhe dy ndeshje të tjera për të përcaktuar kampionin e ri të Kosovës, me Drenicën që është një fitore larg titullit. Ndeshja e dytë është planifikuar të zhvillohet më 5 qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instruktori Nacional dhe Komesari i Garave në FBK, Faton Kurshumlija…