FC Drenica thyen barrierat politike, figura të PDK-se festojnë suksesin e ekipit që trajner ka deputetin e LVV-së

10 maj 2025 | 20:00

𝐊𝐮𝐫 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢 𝐭𝐡𝐲𝐞𝐧 𝐛𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞̈𝐬.

Klubi nga bastioni i PDK-së, Drenica, ia kishte besuar postin e trajnerit Bylbyl Sokolit njëherë para se të zgjidhej deputet, e pastaj edhe pasi u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së.

Drenica & Profa bashkërisht sot u shpallën kampion në Ligën e Parë të Kosovës dhe kuqezinjtë u kthyen në Superligë pas dy vjetësh mungesë.

Natyrisht, pati festë madhështore në stadiumin e Skenderajt, ku përpos Bylbyl Sokolit dhe futbollistëve e kryesië së klubit, pati edhe personalitete tjera, përfshirë edhe njërin nga figurat më të njohura të PDK-së, Sami Lushtaku e po ashtu kryetari i Komunës së Skenderajt po nga PDK, Fadil Nura.

Futbolli bashkon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Toby Cadman, avokati i Nasim Haradinajt, ka folur për ankesën…