FC Feronikeli 74 zgjedh kryesinë e re, Alban Veseli merr drejttimin e klubit

09 prill 2026 | 23:56

Klubi Futbollistik FC Feronikeli 74 ka mbajtur sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm, ku është diskutuar dhe vendosur për zgjedhjen e kryesisë së re të klubit.

Në këtë kuvend, anëtarët në mënyrë unanime kanë zgjedhur Alban Veseli në postin e Presidentit, Lapidar Lladrovci si Drejtor Sportiv dhe Argjend Bardhi në rolin e Menaxherit.

Me këtë rast, Presidenti i ri, Veseli, ka shprehur mirënjohjen për besimin e dhënë nga anëtarët e kuvendit dhe bordi drejtues.

“Jam i privilegjuar të menaxhoj një klub siç është FC Feronikeli 74. Po ashtu, jam i nderuar që në klub gjeta bashkëpunëtorë me energji të jashtëzakonshme për angazhim dhe punë. Së bashku do të punojmë fuqishëm që në vitet e ardhshme të jemi ndër klubet më të organizuara dhe ta bëjmë krenar qytetin e Drenasit, e pse jo edhe gjithë Kosovën. Fokusi ynë primar do të jetë gjithashtu zhvillimi i akademisë dhe krijimi i kushteve sa më të mira për talentët e rinj,” u shpreh Veseli.

Nga ana tjetër, FC Feronikeli 74, i ka uruar suksese Presidentit të ri në këtë detyrë të rëndësishme, duke shprehur besimin se nën udhëheqjen e tij klubi do të arrijë suksese të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i marrëdhënieve shqiptaro-turke, e në veçanti i atyre kosovaro-turke,…