FC “Kastrioti” nga Stukenbrocku arrin në Kosovë, të mërkurën luan kundër FC “Prishtina”

16 tetor 2023 | 21:35

Klubi i shqiptarëve që jetojnë në Gjermani, FC Kastrioti nga Stukenbrock si fitues i Kupes nē diasporë ka arritur në Kosovë për të zhvilluar ndeshjen kundër fituesit të Kupës së Kosovës FC “Prishtina”.

Në këtë ndeshje të Superkupës Kosovë – Diasporë, do të përballen klubi Prishtina kundër Kastriotit të Stukenbrockut nga Gjermania.

Ky ballafaqim i Superkupës Kosovë – Diasporë do të zhvillohet të mërkurën (më 18 tetor, ora 13.00) në Kampin Nacional në Hajvali.

Të premten (më 20 tetor) FC Kastrioti nga Stukenbrock do të përballet në miqësore me liderin e Ligës së Parë të Kosovës në Grupin B, Ulpianën e Lipjanit.

Ndeshje do të luhet në orën 15.00 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Ndërsa gjatë ditës së martë zyrtarët e klubit fubollistik nga Gjermani pritet të kanë takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca si dhe me zyrtarët e FFK-së në krye me presidentin Agim Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ngjarje e rëndë raportohet në Bruksel, aty ku një person…