“FC Kosova Düsseldorf” falënderon për mbështetjen Avni Nuhën dhe firmën e tij “Metalbau Nuha”
Klubi FC Kosova Düsseldorf ka shprehur mirënjohje për kompaninë e suksesshme “Metalbau Nuha”, me pronar Avni Nuha, e cila vitet e fundit ka qenë një kontribuese e rëndësishme, mbështetëse për këtë klub.
“Përkushtimi financiar dhe përkrahja e vazhdueshme e kësaj firme nuk kanë ndihmuar vetëm zhvillimin e klubit, por kanë kontribuar fuqishëm edhe në promovimin e sportit, angazhimin e të rinjve dhe forcimin e komunitetit shqiptar në Düsseldorf”.
“Kontributi i z. Avni është më i gjerë se kaq, jo vetëm financiar. Ai ka qenë lojtar i ekipit tonë dhe pjesë e kryesisë më herët. Për këtë arsye, sot FC Kosova falënderon përzemërsisht z.Avni Nuha për besimin dhe kontributin e dhënë ndër vite. I urojmë suksese të vazhdueshme dhe përparim të mëtejshëm të firmës së tij. Ju faleminderit nga zemra!
Forca FC Kosova!”, thuhet në njoftimin e Klubit FC Kosova Düsseldorf.



