
FC Kosova Düsseldorf i “shkel” kundërshtarët në Landesliga, i pranishëm në tribuna edhe Ragip Xhaka
Klubi futbollistik i shqiptarëve FC Kosova Düsseldorf, i cili garon në Landesliga ka arritur fitore të madhe si musafir kundër FC Viersen me rezultat 0-5.
I prnanishëm dhe në mbështetje të ekipit shqiptarë të Düseldorfit përpos shikuesve të shumtë ishte edhe Ragip Xhaka, babai i yjeve shqiptare, Taulant e Granit Xhaka.
Xhaka është mirëpritur nga presidenti i klubit, Bujar Neziri dhe drejtuesit e klubit të cilët janë ndier të nderuar me vizitën e Xhakës në Düseldorf.
FC Kosova Düsseldorf, tashmë me këtë fitore është rrugës së duhur për tu ngjituar në një ligë më lartë. Ajo është në pozitën e dytë me 51 pokë nga 23 ndeshje dhe është vetëm 3 pikë larg vendit të parë.
Njoftimi i FC Kosova Düsseldorf:
1.FC Viersen 0-5 FC Kosova Düsseldorf
Klubi ynë ka shënuar një fitore të thellë 0-5 në transfertë kundër 1.FC Viersen, duke treguar një dominim të plotë në fushë. Ekipi hapi rezultatin me një gol të shpejtë nga Arton Tolaj (22’), ndërsa *Fatlum Ahmeti vazhdoi me një paraqitje të jashtëzakonshme, duke realizuar një tregolësh (31’, 45’, 67’). Fitoren e vulosi Qlirim Kashtanjeva (69’), duke konfirmuar epërsinë e skuadrës sonë.
Një paraqitje fantastike nga ekipi, me një sulm efikas dhe mbrojtje të pathyeshme!
Një falënderim i madh për tifozët tanë, që edhe në transfertë ishin pranë nesh dhe na mbështetën gjatë gjithë ndeshjes. Fitorja është për ju!
🔴⚫️ Forca Kosova!🔥💪
#ForcaKosova #Fitore #KSD #BashkëJemiMëTëFortë