FC Kosova Düsseldorf me fitore bindëse si mysafire: 5-2 ndaj Armenit

07 shtator 2025 | 22:20

Ashtu siç edhe pritej, FC Kosova Düsseldorf ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në përballjen e sotme kundër ekipit të fortë “Armen”. Një triumf me vlera të veçanta, duke qenë se erdhi në fushën kundërshtare – dhe një “hakmarrje” e merituar, pasi humbja e vitit të kaluar i kushtoi ekipit një ligë më lart.

Pjesa e parë përfundoi 1-0 në favor të Armenit, por në 45 minutat e dytë ekipi ynë tregoi karakter dhe forcë, duke përmbysur gjithçka. Barazimi erdhi në minutën e 58-të me golin e B. Fazlija, ndërsa në minutën e 66-të E. Zendeli shënoi për 2-1.

Në fundin dramatik të ndeshjes, FC Kosova realizoi edhe tri herë të tjera: K. Kajitani në minutën e 86-të, R. Callan në të 89-tën dhe F. Ahmeti që vulosi rezultatin përfundimtar 5-2 në minutën e 93-të.

Kjo fitore e ngjit ekipin në vendin e 9-të të renditjes me 6 pikë. Në mesjavë FC Kosova do të zhvillojë ndeshjen e Kupës, ndërsa fundjavën e ardhshme do të presë në fushën e saj ekipin “SG Unterrath”.

Forca FC Kosova!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit, Zafir Berisha, njëherit kandidat…