FC Kosova Düsseldorf mposht VfB Hilden II me rezultat 3:0
04 maj 2026
| 08:59
FC Kosova Düsseldorf ka shënuar një fitore bindëse ndaj VfB Hilden II, duke triumfuar me rezultat 3:0.“Një paraqitje shumë e mirë e djemve tanë, të cilët në çdo moment ishin më të mirë si në lojë, ashtu edhe në krijimin e rasteve. Golashënuesit:
Besim Fazlija 1:0 (22’)
Roman W. Callan 2:0 (41’)
Joel Konadu 3:0 (45’)
FC Kosova Düsseldorf është krenaria që rreh në zemrën e qytetit tonë. Nuk është thjesht një klub futbolli, por një histori pasioni, sakrifice dhe dashurie për fanellën. Një zë që nuk shuhet dhe një ëndërr që jeton në çdo tifoz.
Faleminderit të gjithëve që kontribuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë.
Forca FC Kosova Düsseldorf – dashuri e pathyeshme”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.




