FC Kosova Düsseldorf në festë të madhe në Gjermani, ngritet në Landesliga

26 maj 2024 | 23:06

FC Kosova Düsseldorf është kampion në Bezirksliga dhe ngritet në Landesliga.

Ky është suksesi më i madhi për skuadrën shqiptare FC Kosova Düsseldorf të presidentit Bujar Neziri.

FC Kosova Düsseldorf ia ka arritur qëllimit të shumëpritur dhe ka fituar kampionatin në Bezirksliga, grupi 1, duke përfunduar në vend të parë me 83 pikë të mbledhura. 

Djelmoshat kuqezi deklasuan me rezultat 8:0 Rather SV. Skuadra e trajnerir Petrit Rushiti shkëlqeu dhe është në ligën kombëtare.

“Kampionët kanë shënuar mbi 100 gola dhe kanë pësuar vetëm 29 gola, që është deri tani mbrojtja më e mirë në ligë”, shkruan faqja gjermane “FuPa”. 

Lista e futbollistëve 

Portieri: Arianit Behrami (26), Leon Hasani (20);

Mbrojtësit: Chayeb Achraf (20), Shiqeri Alili (36), Besmir Aliu, Bujar Idrizi (32), Enis Vila (22)

Mesfushorët: Ferdi Acar (27), Resul Ahmeti, Khalid Al-Bazaz (27), Faouzi El Makadmi (28), Astrit Hyseni (28), Jannick Kastner (28), Qlirim Koshtanjeva (25), Xhulio Lickollari (30), Liridon Salihu (24), Joshua Sumbunu (30), Arton Tolaj (23), Valdet Totaj (28), Carim Younes:

Sulmuesit: Derman Disbudak (32), Naser Ilazi (34), Maximilian Stellmach (31), Endrit Vishi (20):

Trajner: Petrit Rushiti (38)

Ndihmëstrainerët: Afrim Azemi, Arsim Nuha (43)

Trajner i portierëve: Astrit Muharemi (29)

Mbikëqyrës: Laurat Krasniqi

Fizioterapeut: Max Ellinghaus (30)

Drejtor sportiv: Xhafer Selimi (57)

Drejtor: Peter Dini

Kapiten: Shiqeri Alili (36)

Zëvendëskapiten: Naser Ilazi (34).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si shumë projekte që ngelin në gjysmë për shumë arsye,…