FC Prishtina liron futbollistin Akileu Ndreca

09 shtator 2025 | 16:50

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar se e ka liruar futbollistin Akileu Ndreca për arsye personale të tij.

24-vjeçari iu bashkua Prishtinës nga KF Tirana, derisa zhvilloi gjithsej 7 paraqitje në fanellën bardhekaltër.

“FC Prishtina njofton për lirimin e futbollistit Akileu Ndreca, për arsye personale të tij. E falënderojmë Akileun për kontributin e dhënë gjatë qëndrimit të tij në klub dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës. 24-vjeçari, i cili iu bashkua Prishtinës nga KF Tirana, zhvilloi gjithsej 7 paraqitje në fanellën bardhekaltër: 4 ndeshje në garat evropiane dhe 3 në Superligën e Kosovës. Faleminderit dhe suksese, Akileu!”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Juventusit, Francisco Conceicao, është tërhequr nga kombëtarja e…