FC Prishtina ndahet me Namanin, Limanin dhe Kolajn
FC Prishtina ka njoftuar për përfundimin e bashkëpunimit me tre futbollistë të skuadrës, Hamdi Namanin, Ardian Limanin dhe portierin Agron Kolaj, të gjitha me marrëveshje të dyanshme.
Mesfushori Hamdi Namani gjatë pjesës vjeshtore të sezonit 2025/26 ka zhvilluar 21 ndeshje me fanellën bardhekaltër, duke realizuar 3 gola dhe 1 asistim. Në pjesën e dytë të sezonit ai ishte i huazuar te Gjilani.
Ndërkohë, mbrojtësi Ardian Limani ka zhvilluar 64 ndeshje zyrtare me Prishtinën, ku ka shënuar 8 gola dhe ka regjistruar i 2 asistime. Ai ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Kosovës dhe Superkupën, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në këto suksese.
Largimin e ka konfirmuar edhe portieri Agron Kolaj, i cili pas tri viteve e gjysmë te klubi bardhekaltër ka regjistruar 45 paraqitje zyrtare. Kolaj ishte pjesë e ekipit që fitoi tre trofe: dy herë Kupën e Kosovës dhe një herë Superkupën e Kosovës.
FC Prishtina ka falënderuar të tre futbollistët për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tyre në klub, duke u uruar suksese në vazhdim të karrierës



