
FC Prishtina rikthehet në Kosovë
Skuadra e Prishtinës është rikthyer në Kosovë pas përgatitjeve 15 ditore në Antalia të Turqisë.
Klubi kryeqytetas ka njoftuar se udhëtimi nga Antalia në Stamboll dhe pastaj në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë ka shkuar mirë.
Kampionët në fuqi të Kosovës i kanë bërë përgatitjet e duhura, teksa kanë stërvitur në kushte shumë të mira nga dy herë në ditë në fushat e hotelit ‘Titanic’, ku ka qenë e akomoduar skuadra.
Prishtinasit në bregdetin turk i kanë zhvilluar pesë ndeshje kontrolluese në tokën turke, ndaj Chernomoresti Odesas, Atyraut, Gornik Alanya Vladikavkazit dhe Kapfenbergut.
Prishtina humbi nga Chernomoresti 4-0, barazoi me Atyraun 2-2, pësoi 2-1 nga Gornik dhe fitoi 2-0 ndaj Alanyas dhe ndaj Kapfenbergut me shifrat 4-2.
Prishtina ndeshjen e radhës e zhvillon të dielën ndaj Drenicës në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.