Federata e Gjimnastikës së Kosovës, sot në ora 13:00 shpall sportistët e vitit

23 janar 2021 | 10:11

Federata e Gjimnastikës së Kosovës (FGJK), sot (e shtunë) me fillim nga ora 13:00, në ambientet e Sallës së Kuqe në pallatin e Rinisë dhe Sporteve, shpall sportistët e vitit.

Në njoftimin e lëshuar për medie nga kjo Federatë bëhet e ditur se do të shpërblehen shumë gjimnastë e gjimnaste të të gjitha kategorive.

Po ashtu do të shpërblehen edhe shumë klube sportive dhe persona që kanë kontribuar që sporti i gjimnastikës të vazhdojë ngritjen e nivelit, thuhet në njoftimin e FGJK-së.

FGJK-ja fton mediat që të përcjellin këtë event të organizuar në zgjedhjen e sportistëve të vitit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
57 mijë e 317 qytetarë në Kosovë janë infektuar me…