Federata e Notit fiton në CAS rastin e padisë nga notari Adel Saboviq

16 shkurt 2024 | 16:04

Federata e Notit të Kosovës ka bërë të ditur se ka dal triumfuese në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ku kjo federatë ishte paditur nga notari Adel Saboviq.

Notari në fjalë kishte kërkuar që të jetë i përfshirë në listën e notarëve që do ta përfaqësonin Kosovën në Kampionatin Botëror në Doha të Katarit. Me këtë rast, avokati i Federatës së Notit, Fis Murati ka thënë se rastin e fituan pasi paraqitën fakte që mohonin pretendimet e notarit. Ai shtoi se në procesin gjyqësor, pala paditëse provoi që ta mohonte ekzistencën e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Kosovë.

Ndërsa kryetari i Federatës së Notit, Agron Zeqiri, ka thënë se ky ishte një skenar për të cili kjo federatë nuk ishte fare në dijeni, por që u njoftuan nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

“Sipas nesh këtu, pretendimeve që i kemi në Federatën e Notit të Kosovës është një skenar i cili ka filluar në vitin 2022 nga persona që ne tani i kemi identifikuar. Fillimisht nuk kemi pasur njohuri për këtë skenar që ka ndodhur, të gjitha informatat, të gjitha provat, të gjitha dokumentet ne na i ka dorëzuar CAS-i në Lozanë, sepse për ne do të kishte mbetur sekret, por për një gjykim fer, Gjykata Ndërkombëtare i trajton të dy palët të barabarta në aspekt të informatave të nevojshme në gjykim”, ka thënë Zeqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gruaja e Alexei Navalny, Julia, sapo ka folur në Konferencën…