Federata hungareze njofton se për ndeshjen me Kosovën janë shitur të gjitha biletat

26 mars 2024 | 15:08

Përfaqësuesja e Hungarisë dhe Përfaqësuesja e Kosovës do të përballen për herë të parë në histori të këtyre dy ekipeve përfaqësuese.

Dueli mes Hungarisë dhe Kosovës do të zhvillohet në stadiumin “Puskas Arena” në kryeqytetin hungarez Budapest.

E në këtë sfidë pritet të jetë një atmosferë spektakolare, pasi tanimë të gjitha biletat janë shitur dhe stadiumi pritet të jetë ‘Sold Out’ për të parë nga afër duelin Hungari – Kosovë.

Ka qenë faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Hungarisë që ka njoftuar se stadiumi do të jetë i stërmbushur.

“Shtëpia do të jetë plotë sonte në ‘Puskas Arena’. Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen miqësore Hungari – Kosovë që fillon nga ora 19:00”, ka njoftuar Federata e Futbollit të Hungarisë.

‘Puskas Arena” është stadiumi më i mirë në Hungari, derisa ka një kapacitet prej 67,215 mijë ulëseve.

Ky stadium për herë të parë ka hapur dyert më 15 nëntor të vitit 2019, derisa vlera e ndërtimit të tij ishte 533 milionë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Gurrakoc të Komunës së Istogut i është dhënë…