Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat kërkon që paga minimale të jetë 600 euro

27 maj 2025 | 13:32

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat (FSPSP) ka njoftuar për kërkesën e tyre për bërjen e pagës minimale së paku 600 euro.

Kjo sindikatë ka njoftuar se specifikohet se nga takimi që është mbajtur me kryetarët e shoqatave sindikale janë dakorduar për disa pika lidhur me kushtet e punës së sektorit privat, specifikisht punëtorët publiko-privat që kryejnë shërbime për institucionet shtetërore dhe komunale.

“Kërkesa jonë është e qartë: Nga 1 shtatori 2025, paga minimale duhet të jetë se paku 600 euro. Nëse kjo kërkesë nuk merret parasysh nga institucionet përkatëse, do të jemi të detyruar të ndalojmë punën dhe të ndërmarrim hapa të tjerë sindikalë në mbrojtje të dinjitetit të punëtorëve. Obligohen të gjitha kompanitë private që të bëjnë pagesën e stazhit të punës, në përputhje me ligjet në fuqi, në të kundërtën nga 1 shtatori do të fillojmë me procedurat penale për mos pagesën e stazhit të punës. Gjithashtu, këto kompani duhet të plotësojnë stafin e munguar, ku mungesa e punëtorëve po rëndon mbi ata që janë në detyrë. Ky është vetëm fillimi. Zëri ynë do të dëgjohet”, thuhet në njoftimin e FSPSP-së.

Kjo sindikatë kërkon dinjitet, drejtësi dhe kushte të barabarta për të gjithë punëtorët.

Qeveria e Kosovës në gusht të vitit 2024 mori vendim gjatë një mbledhjeje, ta rrisë pagën minimale në vend në 350 euro për punëtorët e të gjitha moshave.

Kjo rritje ishte bërë vetëm disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto për të gjithë të punësuarit në sektorin publik e privat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
300 shkrimtarë nga Franca, kanë publikuar një letër të hapur…