Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik kërkon zbatimin e vendimit për pagën minimale

14 janar 2026 | 12:55

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) përmes një njoftimi për medie kanë theksuar se do të këmbëngulin në zbatimin e vendimit për pagën minimale.

FSPTSPK kërkon nga kompanitë private në cilësinë e operatorëve ekonomikë, që të bëjnë llogaritjet e nevojshme financiare për rritjen e pagës minimale dhe të adresojnë me kohë kërkesat e tyre pranë autoriteteve kontraktuese përkatëse.

“Për herë të dytë, paralajmërojmë kompanitë publiko-private se do të këmbëngulim në mënyrë të vazhdueshme për zbatimin e vendimit për pagën minimale, që nënkupton 425 euro për punëtorët e këtyre kompanive. Në këtë drejtim, kërkojmë nga kompanitë private, në cilësinë e operatorëve ekonomikë, që të bëjnë llogaritjet e nevojshme financiare për rritjen e pagës minimale dhe të adresojnë me kohë kërkesat e tyre pranë autoriteteve kontraktuese përkatëse. Ju njoftojmë se nëse pagat e Janarit nuk dalin më rritje, mund të ketë ndërprerje të shërbimeve në të gjitha institucionet përkatëse. Kjo është një situatë që ne nuk e dëshirojmë, veçanërisht në sektorë të ndjeshëm si spitalet, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe institucionet tjera arsimore. Andaj, ju ftojmë të reagoni me kohë dhe të ndërmerrni të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, ka njoftuar FSPTSPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Gjimshiti po shndërrohet në pikë referimi të mbrojtjes së…