Federeri dhe Nadali ‘masin’ forcat në golf

24 korrik 2025 | 11:22

Pasi sfiduan njëri-tjetrin për 20 vite me radhë në fushat e tenisit, Roger Federer dhe Rafael Nadal kanë vendosur të ndryshojnë sport, duke mbajtur shkopinj në vend të raketave. Duke lënë tenisin për të luajtur golf. Dhe duket se po argëtohen, si miq të mirë të vjetër.

“A është dikush gati që të luajmë së bashku?”, ka qenë komenti i fotove që dy tenistët kanë postuar në Instagram. Këto foto janë shkrepur në Majorka, në shtëpinë e Nadal, pak ditë pas vizitës që Federer bëri në akademinë e spanjollit. Akademia e tenisit në Manacor, është një laborator i vazhdueshëm idesh dhe mësimesh. Federer e vizitoi atë disa ditë më pare, ndërkohë që i ka shijuar javët e fundit me një seri paraqitjesh: në Roland Garros dhe në Wimbledon.

Sigurisht që zvicerani është pak prapa Nadal në golf, pasi spanjolli luan për disa vite këtë sport, por ndjesia është se Federer mezi pret ta ngushtojë hendekun shpejt. Dhe të nisin një tjetër rivalitet, këtë herë në një sport të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët kroatë nga Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it kanë patrulluar…