Federeri i habitur, Nadali nuk e fton në dasmë

25 tetor 2019 | 18:04

Në listën me 350 të ftuar në dasmën e tij tenisti spanjoll Rafael Nadal nuk kishte përfshirë Roger Federerin.

Nga Bazeli, ku po luan aktualisht, zvicerani foli për këtë argument. “Nuk isha në dasmë pasi më ftoi. Këtë gjë, në fakt, nuk e prisja”, ka thënë Federeri.

“Shkojmë dakord thuajse për çdo gjë, por në një martesë fton njerëzit me të cilën kalon shumicën e kohës. Ndaj, për mua kjo mungesë në dasmën e Nadalit nuk është një problem. Gjithsesi, unë e kam uruar për dasmën. E dija që nuk do të më përgjigjej menjëherë, pasi ishte i zënë me përgatitjet. Jam i kënaqur për këtë hap të madh që bëri. Shpresoj t’ia ketë kaluar mirë”, ka deklaruar Federeri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
26.10.2019 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit   Prishtinë…