Federeri: Ja objektivi im për këtë fundvit

02 nëntor 2018 | 17:53

Tenisti zviceran Roger Federer ka deklaruar se nuk ka asnjë objektiv konkret në turneun Masters të Parisit që po zhvillohet në kryeqytetin francez. Numri 3 në botë është kualifikuar për në çerekfinalet e këtij turneu, ku sot do të përballet me japonezin Kei Nishikori. Por zvicerani shprehet se ky turne është më së shumti përgatitor për të, pasi synon triumfin në finalet e ATP Championship, që zhvillohen pas 10 ditësh në Londër.

E nisa mirë turneun e Parisit, por këtu nuk kam një objektiv konkret, thjesht të shkoj sa më larg të jetë e mundur. Jam i kënaqur që rikthehem këtu, por besoj se do ta kem të vështirë të fitoj, pasi vij nga turneu i Bazelit dhe kam pushuar shumë pak. Nuk ndjej asnjë presion, pasi doja të luaja për t’u ambientuar sa më shumë me këtë sipërfaqe, për të qenë gati për Londrën. Nëse do të fitoja do të kënaqesha më shumë”, u shpreh Federer.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, në një letër ekskluzive që…