Federeri: Ja pse vendosa të luaj në Roland Garros

21 maj 2021 | 18:34

Pas dy vjetësh, Roger Federer do të rikthehet të luajë në grand slam të Roland Garros, që nis më 30 maj në Paris. Ish-numri 1 në botë nuk është në formën optimale dhe këtë gjë e konfirmojnë rezultatet.

Ai u mund që në ndeshjen e parë në turneun e fushave me dhe në Gjenevë, duke pasur shumë luhatje në lojën e tij. Ndaj, nga zvicerani nuk pritet shumë në turneun parisien.

“Vendimi për të luajtur në Roland Garros kishte si objektiv të vetëm mundësinë që të rinisë nga e para gjithçka. Ndeshjet që do të luaj aty do të jenë si një lloj stërvitje e privilegjuar. Nuk pres rezultate shumë të larta aty. Jam i lumtur që rikthehem të luaj sërish dhe nuk kam më nevojë për rehabilitim. Turneu i Gjenevës më tregoi se duhet të bëj sërish disa sistemime në lojën time”, ka thënë Federer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri aktual i Bayern Munchenit, Hansi Flick, në konferencën e…