Federeri: Ky është momenti që ndryshoi karrierën time

28 shkurt 2019 | 11:56

Roger Federeri ndodhet aktualisht në Dubai, ku dhe po luan në turneun ATP 500 që zhvillohet aty. Tenisti zviceran ka thënë se ky turne është i rëndësishëm për të për një arsye të veçantë. “Në Dubai kam fituar për herë të parë në vitin 2003. Në finale munda Jiri Novakun. Këtu ishin të gjithë tenistët më të mirë në botë të asaj kohe dhe në fund arrita të triumfoj”, ka thënë Federeri.

“Gjatë atij turneu mendoja: Nëse fitoj këtu, atëherë mund të fitoj edhe në mjaft turne të tjerë. Edhe në eventet grand slam. Ia dola mbanë dhe kisha të drejtë”, rrëfen Federeri, duke kujtuar emocionet e përjetuara 16 vjet më parë. Federeri është në kërkim të titullit numër 100 në karrierën e tij dhe shpreson që këtë gjë ta realizojë pikërisht në Dubai, ku dhe nisi kjo histori suksesi.

“Ai triumf në Dubai 16 vjet më parë ndryshoi karrierën time, pasi isha më i fortë psikologjikisht. Të korr këtu suksesin e 100 të karrierës time do të ishte diçka fantastike”, u shpreh Roger Federeri, që në turneun e Dubait ka triumfuar shtatë herë në karrierën e tij.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në përfundim të takimeve dyditore në Tiranë, delegacioni i Parlamentit…